A po paralajmëron ZRRE rritje të çmimit të rrymës nga prilli 2026?
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) po shqyrton ndryshimet në tarifat e energjisë elektrike. Aplikimet nga operatorët pritet të dorëzohen javën e ardhshme, me vendim përfundimtar në mars 2026 dhe zbatim nga prilli.

A po paralajmëron ZRRE rritje të çmimit të rrymës nga prilli 2026?
Zyra e Rrregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të tarifave të energjisë elektrike, por ende nuk ka marrë asnjë vendim për rritje apo ulje të çmimeve.

Aktualisht, ZRRE po pret aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar, të cilat pritet të dorëzohen javën e ardhshme.
“Pas dorëzimit, ZRRE do të kryej shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ, përfshirë analizën e kostove të justifikuara dhe efikasitetin operacional. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, pas përfundimit të procesit rregullativ dhe konsultimit publik. Zbatimi i tarifave të aprovuara do të fillojë nga muaji prill 2026.”
ZRRE thekson se nuk mund të paragjykojë nëse tarifat do të rriten, ulen apo mbeten të pandryshuara, pasi kjo varet nga rezultatet e shqyrtimit dhe kostot e paraqitura nga operatorët.
Më 16 prill 2025, ZRRE kishte aprovuar një rritje prej 16.1% të tarifave të energjisë elektrike, duke shkaktuar shqetësime mes qytetarëve për barrën financiare.
Çfarë presin operatorët?
Operatorët si KESCO dhe KEDS do të paraqesin të dhënat për kostot operative, të cilat do të analizohen gjatë procesit rregullativ.
Qytetarët dhe bizneset po ndjekin me vëmendje zhvillimet, duke shpresuar që tarifat të mos rriten më tej në kushtet e vështira ekonomike.
