Kronikë

PËRDITËSIM: Ajet Sylaj, identifikuar si viktima e aksidentit fatal në Komoran – Carralevë

Ajet Sylaj ka humbur jetën në aksidentin rrugor në rrugën Komoran-Carralevë. Pesë të tjerë janë lënduar. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu ngushëllimet për familjen.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Ajet Sylaj, identifikuar si viktima e aksidentit fatal në Komoran – Carralevë

PËRDITËSIM: Ajet Sylaj humb jetën në aksidentin fatal Komoran – Carralevë

Ajet Sylaj është identifikuar si personi që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë, në Komunën e Drenasit.

Ajet Sylaj
Ajet Sylaj, 56-vjeçari që humbi jetën në aksident

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Drenasit, vdekja e tij u konstatua në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Në të njëjtin aksident janë lënduar edhe pesë persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Policia është duke hetuar shkaqet e saktë të ngjarjes.

“Humbja e një jete në rrethana kaq të rënda përbën dhimbje të thellë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë qytetarët tanë. Në këto çaste të rënda, Kryetari Lladrovci shpreh solidaritet të plotë me familjen Sylaj, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre. Qoftë i lehtë dheu për Ajet Sylajn, ndërsa familjes Sylaj i shprehim durim dhe kurajo për ta përballuar këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë!”

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së DrenasitNjoftimi zyrtar i Komunës së Drenasit

Njoftimi me ngushëllimet u publikua në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit në Facebook.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë