Alarm pas vërshimeve, Zeneli: Rritet rreziku për shëndetin dhe mjedisin
Profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, paralajmëron për rreziqe serioze shëndetësore dhe mjedisore pas vërshimeve të fundit në Kosovë, duke bërë thirrje për alarmim.

Pasojat shëndetësore dhe mjedisore të vërshimeve
Kosova po përballet me pasojat e vërshimeve që prekën shumë komuna ditë më parë. Përveç dëmeve të mëdha materiale dhe ekonomike, ekspertët po japin alarmin për rreziqe të reja që mund të shfaqen në ditët në vijim, veçanërisht sa i përket shëndetit publik dhe mjedisit.
Profesor i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, duke theksuar se situata pas tërheqjes së ujit kërkon një alarmim të menjëhershëm institucional dhe qytetar.
“Situata pas vërshimeve gjithmonë kërkon një alarmim, për shkak se pos dëmtimeve në aspektin ekonomik, vërshimet sjellin edhe një gamë të madhe të dëmeve.”
Sipas profesorit Zeneli, rreziqet kryesore vijnë nga ndotja e burimeve të ujit, degradimi i tokës bujqësore dhe ndotja e përgjithshme e ekosistemit. Këta faktorë, sipas tij, rrisin ndjeshëm potencialin për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Zeneli po ashtu ka vënë në dukje se në shumë raste, faktori njeri ka luajtur një rol kyç në shkaktimin ose rëndimin e pasojave të këtyre përmbytjeve. Ndërtimet pa lehtë, dëmtimi i shtretërve të lumenjve dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave konsiderohen si disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë gjendje alarmante.


