Alarmon kandidatja e PDK-së në Prizren, Jona Hoxhaj: Jam më e dëmtuara, më kanë hequr votat e familjes
Kandidatja për deputete e PDK-së nga lista e Prizrenit, Jona Hoxhaj, ka ngritur alarmin për manipulime të mundshme votash, duke deklaruar se është më e dëmtuara në këtë proces dhe se i janë hequr votat e familjes së saj gjatë rinumërimit në QNR.
