
PËRDITËSIM: Rinumërimi arrin rreth 95%, mbeten vetëm 143 kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë – pritet përmbylleja sot
Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë është drejt fundit, me rinumërimin e rreth 95% të vendvotimeve (2,414 nga 2,557). Mbeten 143 kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmon se pritet përfundimi brenda ditës së sotme.
















































