PËRDITËSIM: Përfundojnë dy seanca ndaj komisionerëve në Gjykatën e Prizrenit për falsifikim rezultatesh, zhvillohen edhe dy të tjera
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj komisionerëve të dyshuar për falsifikim rezultatesh zgjedhore dhe ryshfet. Dy seanca të tjera po zhvillohen, ndërsa Gjykata do të vendosë për kërkesat e Prokurorisë. Ky është zhvillim i ri në hetimet për manipulimet në zgjedhjet e fundit ku u ndaluan 109 persona.

PËRDITËSIM: Përfundojnë dy seanca ndaj komisionerëve në Gjykatën e Prizrenit për falsifikim rezultatesh, zhvillohen edhe dy të tjera
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve – komisionerëve, lidhur me rastin e falsifikimit të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet e fundit. Dy seanca të tjera po zhvillohen në vazhdim, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Gjykatës, seancat e mbajtura ishin ndaj një komisionereje që dyshohet për veprat penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” dhe “Marrje e ryshfetit”. Ndërkaq, një vëzhgues dyshohet për “Kanosje” dhe “Dhënie e ryshfetit”.
“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren”
Paraprakisht, Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave në këtë rast. Gjatë ditës së djeshme, policia kishte ndaluar 109 persona të dyshuar për veprime kundër të drejtës së votimit.
Ky zhvillim vjen pas seancës së parë ku Prokuroria kërkoi paraburgim për tre kryesues të QKN-së nga LVV, AAK dhe PDK/AAK për manipulime me mijëra vota. Hetimet tregojnë falsifikime të rënda në disa vendvotime në Prizren.
Burimi: IndeksOnline / Përditësuar nga digjital.com


