Kronikë e Zezë

PËRDITËSIM: Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës në Gjakovë

Sot në ora 14:00 mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës në varrezat e Gjakovës. Familja e të ndjerit e ka bërë të ditur lajmin. Hetimet për vdekjen e tij në Veternik vazhdojnë nga policia.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës në Gjakovë

PËRDITËSIM: Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës në Gjakovë

Sot, e martë, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Gjakovës do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit.

Familja e të ndjerit ka bërë të ditur lajmin për ceremoninë funerale. Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë.

Më 28 janar, Hoxha u gjet pa shenja jete në një automjet në lagjen Veternik të Prishtinës. Dyshohet për vetëvrasje, por veprimet hetimore po kryhen për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si edhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Policia e Kosovës

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë