Zgjedhje

Kim Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin e T7-së ka folur për manipulimet e dyshuara në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se vjedhja e votave është fenomen i vjetër dhe bëhet me urdhër partiak.

Nga Admin User
Kim Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Kim Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar në emisionin "Debat Plus" të T7-së lidhur me procesin e rinumërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, ku janë ngritur dyshime për manipulime të mundshme.

Sipas Mehmetit, fenomeni i vjedhjes së votave nuk është i ri në Kosovë. Ai ka theksuar se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën, madje me pëlqimin ose urdhrin e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të partive politike.

"Zgjedhjet në Kosovë janë ndër më të montuarat në botë. Kjo dukuri e vjedhjes së votave nga partitë është e vjetër, nuk është e tanishme. Ajo është bërë me pëlqim, madje edhe me urdhër partiak, sepse vetëm në atë mënyrë ata kanë mundur t’i bëjnë deputetë të pëlqyerit e vet dhe të mos bëhen deputetë ata që kanë qenë të preferuarit e popullit.",

Kim Mehmeti

Mehmeti ka shtuar se ka pasur raste të shumta ku qytetarë dhe kandidatë e dinin se votat e tyre ishin vjedhur, por nuk guxonin të reagonin për shkak të frikës nga ndëshkimi i kryetarëve të partive.

"Kam dëgjuar edhe më parë për ankesa të njerëzve që e kanë ditur se u janë vjedhur votat, por nuk kanë guxuar ta ngrenë zërin nga frika se kryetarët e partive mund t’i ndëshkojnë. Pra, është një fenomen që nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e drejtuesve partiakë, shkurt dhe shqip.",

Kim Mehmeti

Këto deklarata vijnë në një moment kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon rinumërimin e votave në mbi 2500 vendvotime, ku dyshimet për parregullsi kanë nxitur debate të ashpra politike.

Mehmeti ka theksuar se ky fenomen minon besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe kërkon masa të menjëhershme për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

Kthuni në Faqen e Parë
Kim Mehmeti akuzon dirigjimin partiak në vjedhjen e votave të Kosovës | Digjital