Zgjedhje

PËRDITËSIM: Rinumërimi i votave arrin 80%, pritet përfundimi të dielën – Rrezik 90 milionë euro nga BE-ja

Procesi i rinumërimit ka arritur mbi 80% (2,061 nga 2,557 vendvotime), manipulime të mëdha te PDK, 23 të paraburgosur në Prizren. Lista e deputetëve shqiptare e pandryshuar, vetëm ndryshim te komunitetet joshumicë. Pritet përfundim të dielën, por ankesat mund të vonojnë certifikimin dhe rrezikojnë 90 milionë euro nga BE-ja.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Rinumërimi i votave arrin 80%, pritet përfundimi të dielën – Rrezik 90 milionë euro nga BE-ja

PËRDITËSIM: Rinumërimi i votave arrin 80%, pritet përfundimi të dielën – Rrezik 90 milionë euro nga BE-ja

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit po i afrohet fundit. Sipas KQZ-së, janë rinumëruar mbi 80% e vendvotimeve, pra 2.061 nga 2.557 të gjithë.

Rinumërimi i plotë erdhi pas manipulimeve të zbuluara në atë të pjesshëm, ku u evidentuan shtime ose humbje qindra votash te kandidatë brenda partive. Manipulimet më të mëdha te Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Prokuroria ka nisur hetime, ndërsa në Prizren janë paraburgosur 23 persona.

Lista e deputetëve shqiptare e pandryshuar

Pavarësisht kësaj, lista e deputetëve të partive shqiptare mbetet e njëjtë. Ndryshimi i vetëm te komunitetet joshumicë: Fikrim Damka humb mandatin, Ergul Mazrek e fiton.

Rinumërimi vazhdon në 11 komuna dhe pritet të përfundojë të dielën. Pastaj ankesat dhe certifikimi i rezultateve.

Afatet procedurale të ankesave që mund të shkojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mund të vonojnë krijimin e institucioneve të reja. E një vonesë e tillë mund të rrezikojë humbjen e rreth 90 milionë eurove nga Bashkimi Evropian.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-sëIndeksonline

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, paralajmëron se vonesat mund të ndikojnë në ratifikimin e marrëveshjes me BE-në deri më 13 shkurt, duke rrezikuar fondet prej 90 milionë eurosh.

Kthuni në Faqen e Parë