PËRDITËSIM: Kryeprokurori tregon 17 mijë e 53 vota të keqpërdorura në Malishevë – 15 kryesues në ndalim
Kryeprokurori Enis Gashi jep detaje të reja: Në Malishevë 9,057 vota të shtuara dhe 7,996 të hequra, diferencë 17,053 vota në 75 vendvotime. 18 kryesues dhe 50 komisionerë të intervistuar, 15 kryesues në ndalim për 48 orë.

PËRDITËSIM: Kryeprokurori tregon numrin e votave të keqpërdorura në Malishevë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin për dyshimet e manipulimeve me vota në Komunën e Malishevës.
Sipas Gashit, në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa 7 mijë e 996 janë të hequra. Në total, diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.
““Në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa 7 mijë e 996 janë të hequra. Në total, diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.””
Bëhet e ditur se janë intervistuar 18 kryesues dhe 50 komisionerë, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues. Për të dyshuarit e tjerë, do të vendosin për masën e sigurisë.
Ky aksion vjen në vazhdimësi të rinumërimit të votave ku janë identifikuar parregullsi të mëdha. Hetimet vazhdojnë për falsifikim rezultatesh, me dënime të mundshme deri në 5 vite burg.