Zgjedhje

Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi për dallaveret me vota

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund të ikë përgjegjësisë në rastin e manipulimeve me vota në Prizren, pasi duhej të verifikonte komisionerët.

Nga Admin User
Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi për dallaveret me vota

Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi për dallaveret me vota

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka reaguar pas aksionit të fundit të Prokurorisë së Prizrenit kundër personave të dyshuar për manipulim votash gjatë zgjedhjeve lokale.

Në emisionin “Info Nata” në Televizionin T7, Hoxha ka theksuar se KQZ-ja nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia në këtë çështje.

“KQZ-ja duhej të kishte më shumë kujdes në procesin e certifikimit të komisionerëve. Është raportuar se familjarë të kandidatëve ishin të përfshirë në këto parregullsi”, ka deklaruar Hoxha.

Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur dhe duhet të ketë përgjegjësi, sepse siç u tha edhe familjarët e kandidatëve kanë qenë të kyçur. Përveç subjekteve dhe kandidatëve, besoj që edhe KQZ-ja është dashur me ditë kë po e licencon, kush do të jenë komisionerë?

Sylë HoxhaInfo Nata, T7

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e hetimeve të Prokurorisë së Prizrenit për dallaveret me vota, duke hapur debate për integritetin e procesit zgjedhor në nivel lokal.

Kthuni në Faqen e Parë