Zgjedhje

PËRDITËSIM: Prokuroria Prizren nis hetime të zgjeruara ndaj “grupit të dytë” për dallaveret me vota - rinumërimi 88%

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime të zgjeruara ndaj grupit të dytë të dyshuarve për parregullsi në rinumërimin e votave në QKN Prizren. Procesi ka arritur 88%, me manipulime masive dhe arrestime në Prizren e Malishevë.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Prokuroria Prizren nis hetime të zgjeruara ndaj “grupit të dytë” për dallaveret me vota - rinumërimi 88%

PËRDITËSIM: Prokuroria Prizren nis hetime të zgjeruara ndaj “grupit të dytë” për dallaveret me vota - rinumërimi 88%

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 29 nëntorit ka arritur në 88% (2.244 nga 2.557 vendvotime). Manipulime të mëdha janë zbuluar kryesisht në PDK, me arrestime në Prizren (23 persona) dhe Malishevë (15 kryekomisionerë).

Rinumërimi u nis pas dyshimeve për manipulime në rinumërimin e pjesshëm. Kandidatë të ndryshëm kanë fituar ose humbur qindra vota.

PDK-ja ka humbur mijëra vota. Manipulimet janë të dukshme në faqen e KQZ-së.

Prokuroria ka nisur hetime në disa komuna, duke paraburgosur 23 në Prizren dhe të ndaluar 15 në Malishevë.

Përditësim i ri: Hetimet ndaj grupit të dytë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka nisur hetime të zgjeruara lidhur me dyshimet për parregullsi në procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, dhe kanë të bëjnë me grupin e dytë të personave të dyshuar.

Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prizren

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë