Përfundon rinumrimi i 10 kutive në Mitrovicën e Jugut: VV prin bindshëm ndaj PDK-së dhe LDK-së
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumrimi i 10 kutive në Mitrovicën e Jugut. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 2,276 vota, e ndjekur nga PDK-ja me 995 vota, LDK-ja me 205 dhe AAK-ja me 53 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Tashmë ka përfunduar rinumrimi i 10 kutive në qytetin e Mitrovicës së Jugut. Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 2,276 vota, duke kryesuar bindshëm garën.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 995 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 205 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të sigurojë vetëm 53 vota.

Ky rinumrim është pjesë e procesit të verifikimit të rezultateve pas zgjedhjeve të fundit lokale, ku KQZ ka urdhëruar rinumërimin e një sërë kutive për të siguruar saktësinë e rezultateve.
Rezultatet e deritanishme tregojnë avantazhin e qartë të Vetëvendosjes në këtë zonë, duke konfirmuar trendin e përgjithshëm në disa komuna të tjera ku po zhvillohet rinumrimi.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arriti të siguronte vetëm 53 Vota.”


