
Përmbyllet rinumërimi në 20 komuna, mbeten edhe 356 vendvotime
Në QNR janë rinumëruar 61% ose 558 nga 914 vendvotimet, duke përmbyllur procesin në 20 komuna. Mbeten 356 vendvotime për rinumërim, kryesisht në Prizren dhe Skënderaj.

Në QNR janë rinumëruar 61% ose 558 nga 914 vendvotimet, duke përmbyllur procesin në 20 komuna. Mbeten 356 vendvotime për rinumërim, kryesisht në Prizren dhe Skënderaj.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumrimi i 10 kutive në Mitrovicën e Jugut. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 2,276 vota, e ndjekur nga PDK-ja me 995 vota, LDK-ja me 205 dhe AAK-ja me 53 vota.

Pas Dragashit, rinumrimi i votave të 15 kutive në Gjakovë ka përfunduar. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 2,231 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1,093 vota. LDK-ja është e treta me 512 vota, PDK-ja me 374.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur rinumërimin e votave në 914 vendvotime për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për shkak të mospërputhjeve të evidentuara mes rezultateve të numëruara dhe fletëvotimeve. Ekspertët ngrenë dyshime për manipulime dhe paralajmërojnë ndryshime në përbërjen e Kuvendit.

Nga nisja e procesit më 13 janar deri më 14 janar në orën 16:00, KQZ njofton se janë rinumëruar 64 vendvotime nga 914 të planifikuara. Rezultatet publikohen në platformën zyrtare pas përfundimit të secilit.