Zgjedhje

PËRDITËSIM: Fetah Paçarizi mohon manipulimet, humb 5.942 vota në rinumërim dhe kërkon hetime të plota

Kandidati i PDK-së Fetah Paçarizi ka humbur 5.942 vota në rinumërimin e KQZ-së. Ai mohon çdo lidhje me manipulimet, distancohet plotësisht dhe kërkon rinumërim të plotë të votave si dhe hetime nga Prokuroria.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Fetah Paçarizi mohon manipulimet, humb 5.942 vota në rinumërim dhe kërkon hetime të plota

PËRDITËSIM: Fetah Paçarizi mohon manipulimet, humb 5.942 vota në rinumërim dhe kërkon hetime të plota

Procesi i rinumërimit të votave në zgjedhjet parlamentare ka nxjerrë devijime të mëdha, duke ngritur dyshime për integritetin e procesit. Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka humbur gjithsej 5.942 vota pas rinumërimit të pjesshëm nga KQZ.

"Ajo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave nga KQZ është serioze dhe shqetësuese. Kjo situatë ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e numërimit dhe rinumërimit dhe cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor", ka shkruar Paçarizi në Facebook.

Për këto arsye, konsideroj se është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës, në mënyrë që të garantohet transparenca, barazia dhe respektimi i vullnetit real të qytetarëve.

Fetah Paçarizi

Paçarizi thekson se nuk është pjesë e manipulimeve: "Nuk kam pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor dhe distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë, qoftë në emrin tim apo në dëm të votës së lirë."

Prokuroria e Shtetit ka detyrim ligjor dhe moral të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale. Njëkohësisht, KQZ, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj.

Fetah Paçarizi

Ky zhvillim i shtohet devijimeve të raportuara në Prizren dhe komuna të tjera, ku kandidatë kanë humbur mijëra vota, duke ushtruar presion për transparencë të plotë në procesin zgjedhor.

IndeksOnline raporton se Paçarizi, i shumëpërfolur kohët e fundit, vazhdon të kërkojë përgjegjësi institucionale.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë