Zgjedhje

PËRDITËSIM: Nait Hasani reagon pas heqjes së mbi 3 mijë votave në rinumërim – Akuzon manipulim të padrejtë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka humbur 3,414 vota në rinumërimin e KQZ-së dhe reagon ashpër duke thënë se votat e tij u rritën padrejtësisht. Kërkon drejtësi dhe refuzon vota të manipuluara.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Nait Hasani reagon pas heqjes së mbi 3 mijë votave në rinumërim – Akuzon manipulim të padrejtë

PËRDITËSIM: Nait Hasani reagon pas heqjes së mbi 3 mijë votave në rinumërim – Akuzon manipulim të padrejtë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me manipulimin e votave në disa vendvotime, ku në procesin e rinumërimit i janë hequr deri më tani 3 mijë e 414 vota.

Sipas tij, ky proces ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij. KQZ ka rinumëruar deri tani mbi 445 vendvotime nga 914 të planifikuara, me devijime të mëdha veçanërisht në Prizren ku PDK ka humbur mijëra vota, përfshirë Hasanin me -2,596 vota në raportin e fundit.

“Me atë që pash në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik”

Nait Hasani

Hasani thekson se refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve.

“Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit. Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat”

Nait Hasani

Ai bën thirrje që drejtësia të mos heshtë dhe premton se do të vazhdojë luftën për demokracinë.

“Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht. Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë. Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës”

Nait Hasani

Ky zhvillim vjen në kontekstin e rinumërimit të votave pas dyshimesh për parregullsi në Qendrat Komunale të Numërimit, ku PDK ka raportuar humbje të mëdha, si Fetah Paçarizi me -4,637 vota në Prizren.

/Telegrafi/

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë