PËRDITËSIM: Rinumërimi arrin rreth 95%, mbeten vetëm 143 kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë – pritet përmbylleja sot
Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë është drejt fundit, me rinumërimin e rreth 95% të vendvotimeve (2,414 nga 2,557). Mbeten 143 kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmon se pritet përfundimi brenda ditës së sotme.

PËRDITËSIM: Rinumërimi arrin rreth 95%, mbeten vetëm 143 kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë – pritet përmbylleja sot
Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë është drejt përfundimit, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Deri më tani, është përfunduar rinumërimi i 95% të vendvotimeve, pra 2,414 nga 2,557 vendvotime të përcaktuara për rinumërim që nga 13 janari deri më 29 janar.
““Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri në përfundim të ditës së enjte, më 29 janar, janë rinumëruar rreth 95 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,414 nga gjithsej 2,557 vendvotime””
143 vendvotimet e mbetura i takojnë katër komunave: Prishtinës, Podujevës, Suharekës dhe Shtërpcës. Rinumërimi i tyre pritet të përfundojë sot, duke shënuar mbylljen e plotë të këtij procesi të rëndësishëm pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Rezultatet publikohen live në platformën e KQZ-së: resultsparliamentary2025.kqz-ks.org.
Ky proces ka qenë vendimtar për verifikimin e rezultateve fillestare dhe adresimin e ankesave nga partitë politike.