Rinumërimi në ditën e 17-të: Vetëm një deputet humb mandatin, dallime të mëdha votash në Podujevë dhe Obiliq
Procesi i rinumërimit të votave arrin ditën e 17-të. Deri tash, vetëm deputeti Fikrim Damka ka humbur mandatin për nder të Ergul Mazrekut. Dallime të mëdha janë evidentuar në Podujevë dhe Obiliq, kryesisht te kandidatë të VV-së dhe PDK-së.

Rinumërimi në ditën e 17-të: Vetëm një deputet humb mandatin, dallime të mëdha votash në Podujevë dhe Obiliq
Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare vazhdon të zhvillohet intensivisht. Deri më tani, ky proces ka korrigjuar mbi 80 mijë vota të pasakta, kryesisht brenda partive politike.
Nga këto, rreth 40 mijë i takojnë PDK-së, 15 mijë Vetëvendosjes, 11 mijë LDK-së dhe 4 mijë AAK-së. Megjithatë, asnjë ndryshim mandate nuk ka ndodhur te listat e partive shqiptare, përveç te komunitetet jo-shumicë.
Vetëm deputeti turk Fikrim Damka ka humbur mandatin, të cilin e ka zënë bashkëpartiaku Ergul Mazrek. Manipulimet janë bërë në dy mënyra: shtim i votave në sistem kur qytetarët kishin votuar më pak se 10 kandidatë, ose transferim votash nga një kandidat te tjetri brenda partisë.
Hetimet në vazhdim
Këto parregullsi kanë çuar në hetime në disa komuna, me komisionarë dhe vëzhgues në paraburgim. Edhe pse emrat e deputetëve me dallime të mëdha nuk janë thirrur ende, nuk përjashtohet mundësia e intervistimeve të tyre.
Dallime në Podujevë
Gjatë rinumërimit të fundit në Podujevë, janë identifikuar dallime të mëdha. Kandidati i Vetëvendosjes Ejup Maqedonci ka humbur 404 vota, Vendenis Lahu 378, Adelina Stublla 226 dhe Albin Kurti 96 vota. Te PDK-ja, Ditjona Statovci ka humbur 187 vota.
Situatë e ngjashme në Obiliq
Në Obiliq, Gazmend Krasniqi ka humbur 362 vota, Adelina Grainca 295 dhe Enver Dugolli 106 vota, kryesisht te Vetëvendosja.
Procesi është në ditën e 17-të dhe pritet të përmbyllet nesër. Megjithatë, data e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja mbetet e pasigurt. Pas rinumërimit do të fillojnë afatet për ankesa në PZAP dhe Gjykatën Supreme.
Burimi: Indeks Online
Përditësim i vazhdueshëm
Ky është një zhvillim i ri në procesin e zgjedhjeve. Digjital.com do të ndjekë çdo detaj të rëndësishëm.