Surprizë e madhe në Kupën e Mbretit: Albacete eliminon Real Madridin me rezultatin 3-2
Real Madrid ka pësuar një turp të madhe duke u eliminuar nga skuadra e nivelit të dytë Albacete në Kupën e Mbretit. Kjo vjen vetëm dy ditë pasi ata shkarkuan trajnerin Xabi Alonso, të zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa.

Në një rezultat surprizues dhe të turpshëm për tifozët madrilenë, Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e nivelit të dytë, Albacete, me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike.

Albacete kaloi në avantazh në minutën e 42' kur Javi Villar shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe goditi me kokë në qoshen e sipërme të portës, duke bërë rezultatin 1-0.
Real Madrid barazoi menjëherë në minutën e 45+3' falë golit të Franco Mastantuono, duke çuar rezultatin në 1-1 në pushim.
Vendasit u rikthyen në avantazh në minutën e 82' me golin e Jefte Betancor, duke e bërë rezultatin 2-1.
"Los Blancos" tentuan të barazonin me golin e Gonzalo Garcia në minutën e 90+1', por në minutën e 94' Jefte Betancor shënoi golin vendimtar për 3-2, duke vulosur eliminimin e Real Madridit.
“Ky eliminim për Real Madrid është një lajm i rëndë, dy ditë pasi shkarkuan trajnerin Xabi Alonso, ndërsa në vend të tij erdhi Alvaro Arbeloa.”
Kjo humbje vjen në një moment të vështirë për Real Madridin, pas humbjes së El Clasicos dhe shkarkimit të trajnerit Xabi Alonso. Tani, skuadra drejtohet nga Alvaro Arbeloa, por rezultati i sotëm do të mbetet gjatë në kujtesën e fansave.


