Arrestohen dy të dyshuar në Pejë për deklarim të rremë në Qendrën për Dokumente
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Pejë ka arrestuar dy persona për deklarim të rremë, duke garantuar identitetin e një të tretë në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Identifikimit.

Arrestohen dy të dyshuar në Pejë për deklarim të rremë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale e Pejës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin kompetent, ka nisur hetimet për një rast të deklarimit të rremë në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Identifikimit.

Më 13 janar 2026, të dyshuarit F.SH. (i lindur në 2000) dhe A.K. (i lindur në 2005) kanë bërë deklaratë të rremë, duke garantuar për identitetin e personit tjetër të dyshuar A.R. (i lindur në 2003).
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre. Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar urdhër për ndalimin e tyre policor.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të luftojë krimet ekonomike, korrupsionin dhe çdo vepër tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie.”
DHKEK thekson se ky rast tregon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar praktikat e paligjshme që cenojnë integritetin e dokumentacionit personal.


