Shëndetësi

AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje Nidina Optipro 1 pas njoftimit nga RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bllokuar produktin Nestlé Nidina Optipro 1 (lot 52860346BB) pas njoftimit nga RASFF për praninë e substancës toksike Cereulide në qumështin për foshnje me origjinë nga Holanda.

Nga Admin User
AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje Nidina Optipro 1 pas njoftimit nga RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka bllokuar dhe ka nisur procesin e asgjësimit të produktit qumësht për foshnje Nestlé Nidina Optipro 1 (600g), loti 52860346BB.

Prodhimi i bllokuar Nidina Optipro 1 nga AUV
AUV bllokon qumështin për foshnje Nidina Optipro 1 pas zbulimit të Cereulide

Ky veprim është marrë bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962.

Në këtë produkt është identifikuar prania e substancës toksike Cereulide. Produkte ka origjinë nga Holanda dhe është importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisëNjoftimi zyrtar i AUV-së

Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Kosovë të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht për foshnjet.

Konsumatorët inkurajohen të mos përdorin këtë produkt dhe të kontaktojnë autoritetet përkatëse nëse e kanë në posedim.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë