Basha: Reçaku ishte pika e kthesës që zgjoi ndërgjegjen e botës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në fjalën e tij në Akademinë Përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, e cilësoi këtë ngjarje si pasqyrën më të qartë të terrorit serb dhe pikën vendimtare që zgjoi botën.

Basha: Reçaku ishte pika e kthesës që zgjoi ndërgjegjen e botës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Ai theksoi se kjo masakër u bë pasqyra më e qartë e terrorit sistematik serb ndaj popullit shqiptar.

"Reçaku u bë pasqyra më e qartë e terrorit sistematik që u zhvillua ndaj popullit tonë. Masakra në Reçak e nxori në pah fytyrën e shëmtuar të ideologjisë fashiste të Serbisë e Slobodan Millosheviqit që synonte shuarjen e popullit tonë me çdo kusht", deklaroi Basha.
“Reçaku ishte tragjedi e përsëritur për historinë, por për herë të parë ajo mori vëmendjen e gjithë botës, Reçaku ishte pika e kthesës. Ajo tragjedi e tmerrshme bëri që bota të zgjohet nga heshtja e gjatë. Krimi në Reçak tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare.”
Basha e cilësoi Reçakun si pikën kthese që e zgjoi botën nga heshtja. Ai theksoi meritën e veçantë të ambasadorit William Walker, duke e quajtur atë "mik të Reçakut, mik të kombit shqiptar dhe mbrojtës të pakompromis të së vërtetës".
Masakra e Reçakut më 15 janar 1999, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, luajti rol kyç në nisjen e ndërhyrjes ndërkombëtare që çoi në çlirimin e Kosovës.


