Kosovë

27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: “Po të më thoshin për Kosovën e pavarur do të thosha je i çmendur”

Në Akademinë Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, William Walker theksoi se pavarësia e Kosovës ishte e pabesueshme 27 vite më parë dhe shpjegoi pse Reçaku mbetet ngjarja kyçe që zgjoi botën.

Nga Admin User
27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: “Po të më thoshin për Kosovën e pavarur do të thosha je i çmendur”

27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: “Po të më thoshin për Kosovën e pavarur do të thosha je i çmendur”

Sot shënohet 27-vjetori i një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë: masakra e Reçakut ku forcat paramilitare serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Ngjarja u bë publike falë reagimit të menjëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe ngriti alarmin ndërkombëtar.

Në Akademinë Përkujtimore të Reçakut, Walker reflektoi mbi ndryshimet e mëdha në 27 vite. Ai deklaroi se nuk do ta kishte besuar kurrë idenë e një Kosove të pavarur.

“27 vite më parë kam vizituar Reçakun për herë të parë [...] Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’. Aq shumë ka ndryshuar për 27 vite.”

William Walker

Walker falënderoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për rolin e saj në arritjen e lirisë dhe theksoi guximin e verifikuesve të OSBE-së nga mbi 30 vende, të cilët erdhën pa mbrojtje në mes të rrezikut.

“Kam dëgjuar fjalë për UÇK-në, dhe prodhuan atë që jetojmë sot. [...] Një grup njerëzish [...] janë ata që kanë ardhur me mua që të shërbejnë në Kosovë [...] pa mbrojtje, ne nuk kishim armë [...] Asnjëherë s’kam pasur frikë sa herë kam ardhur me misionin. Ishin disa kosovarë që ishin aty për të më mbrojtur mua.”

William Walker

Ai shpjegoi pse Reçaku mbetet në qendër të vëmendjes së tij, krahasuar me ngjarje të tjera si sulmi ndaj familjes Jashari.

“Shpesh më pyesin pse ti Walker flet vetëm për Reçakun [...] U vra dhe familja Jashari, por askush s’mund të tregonte se çka ndodhi atje, por Reçaku brenda natës i mblodhi verifikuesit, gjeneralin britanik...”

William Walker

Reçaku, sipas Walker-it, ishte pika lartësuese që i tregoi botës të vërtetën për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Kosovë. /Telegrafi/

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë