Ambasada Britanike përkujton 45 viktimat e masakrës së Reçakut
Zëvendësambasadori Paul O’Connor përfaqësoi Ambasadën e Britanisë së Madhe në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Reçakut në 27-vjetorin e saj, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe thirrjen për drejtësi.

Ambasada Britanike përkujton 45 viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Reçakut, duke nderuar 45 civilët shqiptarë të vrarë barbarisht më 15 janar 1999 nga forcat serbe në fshatin Reçak të Shtimes.

Zëvendësambasadori Paul O’Connor përfaqësoi Ambasadën britanike në këtë event solemn, i cili shënon 27-vjetorin e ngjarjes që tronditi botën dhe çoi në ndërhyrjen e NATO-s.
““Sot përkujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Zëvendës-ambasadori ynë mori pjesë në ceremoninë e sotme për të nderuar 45 jetët e pafajshme të humbura dhe për të shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe thirrjet e tyre për drejtësi””
Ky akt solidariteti ndërkombëtar vjen në mes të shumë homazheve të tjera nga liderët politikë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të drejtësisë për krimet e luftës.
Masakra e Reçakut mbetet simbol i padrejtësive të luftës në Kosovë, ku civilë të pambrojtur u masakruan paarmatosur.


