Ambasadori italian homazh në Reçak: Angazhimi për drejtësi vazhdon
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka bërë homazhe në vendin e masakrës së Reçakut, duke riafirmuar përkushtimin e plotë për drejtësi për 45 civilët e pafajshëm të vrarë në 1999.

Ambasadori italian homazh në Reçak: Angazhimi për drejtësi vazhdon
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka përkujtuar sot 45 viktimat e masakrës së Reçakut të vitit 1999, një nga ngjarjet më të rënda të Luftës së Kosovës.

Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, ka vizituar fshatin Reçak të komunës së Shtimes ku ka bërë homazhe në nderim të civilëve të pafajshëm të ekzekutuar nga forcat serbe më 15 janar 1999.
““Sot, ne nderojmë kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut të vitit 1999. I kujtojmë me respekt 45 civilët e pafajshëm që humbën jetën dhe riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj drejtësisë, në mënyrë që ata të mos harrohen kurrë””
Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ishte një pikë kthese që çoi në ndërhyrjen e NATO-s, duke hapur rrugën për çlirimin e Kosovës.
William Walker, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së, e cilësoi atë si krim kundër njerëzimit, duke zgjuar vëmendjen globale.
Reçaku sot është simbol i sakrificës shqiptare dhe kujtesës kolektive, ndërsa angazhimi për drejtësi vazhdon të jetë prioritet për Kosovën dhe partnerët ndërkombëtarë.


