Bislimi: Nga nesër fillon zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, fazë informative deri më 15 mars
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njofton fillimin e zbatimit të dy ligjeve të rëndësishme nga nesër, me një fazë të parë informative në kufi deri më 15 mars 2025.

Bislimi: Nga nesër fillon zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka rikujtuar se nga nesër fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet.

Sipas tij, në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike. Kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars.
"Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartpërmendura", deklaron Bislimi.
“Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartëpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit.”
Ky njoftim vjen në një moment kur Qeveria e Kosovës po punon për forcimin e kontrolleve kufitare dhe rregullimin e qarkullimit të automjeteve të huaja.

