Botë

Bolton paralajmëron rrezikun e paqëndrueshmërisë në Ballkan, thekson rolin e NATO-s

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i ish-presidentit Donald Trump, John Bolton, ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të paqëndrueshmërisë në Ballkan dhe ka nënvizuar rëndësinë e rolit të NATO-s për stabilitetin rajonal.

Nga Admin User
Bolton paralajmëron rrezikun e paqëndrueshmërisë në Ballkan, thekson rolin e NATO-s

John Bolton paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkan

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se politika amerikane e shpalljes së personave “non grata” nuk shërben si mjet politik, por bazohet ekskluzivisht në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” të A2CNN, Bolton theksoi se vendimet për sanksione dhe shpallje “non grata” merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, pa ndikimin e lobimeve apo debateve politike të brendshme në vendet e prekura.

Sipas tij, edhe pse këto masa mund të kenë efekte politike lokale, ato nuk janë motivuar nga qëllime të tilla.

Intervista e plotë me John Bolton

Duke u ndalur te marrëdhëniet Kosovë–Serbi, Bolton shpjegoi se administrata e parë e Trump mbështeste idenë që palët të arrinin një zgjidhje të qëndrueshme vetë, pa presion nga jashtë.

“Ne nuk ishim kundër korrigjimit të kufijve, për sa kohë që kishte marrëveshje mes palëve dhe respektohej kuadri ligjor”, tha ai.

Zgjidhja përfundimtare është thelbësore për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm që synojnë destabilizimin e Ballkanit.

John Bolton

Bolton vlerësoi se rreziku i paqëndrueshmërisë në Ballkan është real, sidomos nën hijen e luftës në Ukrainë dhe ambicieve ruse në rajon.

Stabiliteti i Ballkanit është në interes të SHBA-ve, ndërsa NATO mbetet shtylla kryesore e sigurisë, pavarësisht sfidave në marrëdhëniet transatlantike, nënvizoi ish-këshilltari i Trump.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë