Ferat Shala: Qytetarët në errësirë, sistemi energjetik në kaos
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikon ashpër keqmenaxhimin në sektorin e energjisë, duke akuzuar KESCO-në për mungesë planifikimi dhe ZRRE-në për mosveprim.

Ferat Shala: Qytetarët në errësirë, sistemi energjetik në kaos
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka dalë me një reagim të ashpër lidhur me krizën e fundit në furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Shala thekson se Kosova po importon energji nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që njëkohësisht energjia po rrjedh drejt Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Në një kohë kur Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe rrezik për reduktime, vendi po importon energji nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që njëkohësisht lejon rrjedhjen e energjisë drejt Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.”
Shala e cilëson këtë si një dështim të pastër politik dhe institucional, duke thënë se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm për shkak të mungesës së planifikimit.
Ai akuzon kompaninë KESCO se nuk ka planifikuar siç duhet furnizimin, ndërsa ZRRE-në (Zyrën e Regulatorit të Energjisë) se nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka ushtruar rolin mbikëqyrës.
“KESCO nuk ka planifikuar siç duhet furnizimin. ZRRE nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka ushtruar rolin e saj mbikëqyrës.”
Sipas Shalës, sistemi energjetik është lënë pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie, duke e lënë qytetarët të vuajnë pasojat e gabimeve dhe keqmenaxhimit.
Energjia, si shërbim bazë, nuk duhet të jetë objekt i eksperimenteve institucional, nënvizon ai.
Burimi: Indeks Online


