Ndershmëri në Ferizaj: 61-vjeçari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Një 61-vjeçar në Ferizaj ka dorëzuar në polici një shumë parash që i gjeti në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, duke marrë falënderime nga Policia e Kosovës.

Gjest shembullor në Ferizaj: I moshuari dorëzon në polici paratë që i gjeti në rrugë
Një qytetar nga Ferizaj ka treguar një akt të lartë ndershmërie të hënën pasdite, duke dorëzuar në polici një shuma parash që i kishte gjetur rastësisht në rrugë.

Rreth orës 16:00, 61-vjeçari me inicialet A. Cakolli, është paraqitur në stacionin policor të Ferizajt. Ai ka njoftuar zyrtarët policorë se kishte gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Paratë po ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj deri në paraqitjen e pronarit të ligjshëm.”
Policia Rajonale e Ferizajt e ka vlerësuar lart këtë veprim, duke e cilësuar si një gjest shembullor dhe human që tregon përgjegjshmëri të lartë qytetare.
Autoritetet i kanë bërë thirrje pronarit të ligjshëm të këtyre mjeteve financiare që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr paratë e humbura.


