Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Sali Berishës ishte i tejzgjatur
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë sot vendimin për kërkesën e Sali Berishës, duke konstatuar se masa e arrestit shtëpiak ka qenë e panevojshme dhe e tejzgjatur.

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës për arrestin shtëpiak
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë këtë të enjte vendimin lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me masën e arrestit shtëpiak.
Sipas informacioneve të deritanishme, gjykata ka vendosur se kohëzgjatja e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha ka qenë e tejzgjatur.
Vendimi u mor në përfundim të seancës së zhvilluar pa praninë e palëve të interesuara.
Çështja lidhet me kundërshtimet e vazhdueshme të avokatëve të Berishës gjatë raportimeve dymujore në Gjykatë, ku ata kanë refuzuar vazhdimin e masës së propozuar nga SPAK.
Fjala burimore: Indeksonline
