Gjyqtarët Franciska Zhitija-Ymeri dhe Rrustem Thaqi zgjedhen anëtarë të KGJK-së nga Gjykata Supreme
Në Gjykatën Supreme të Kosovës u zhvillua sot procesi i votimit për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Gjyqtarët Franciska Zhitija-Ymeri dhe Rrustem Thaqi fituan me 19 vota secili në raundin e dytë.

Gjyqtarët Franciska Zhitija-Ymeri dhe Rrustem Thaqi zgjedhen anëtarë të KGJK-së nga Gjykata Supreme
Në Gjykatën Supreme të Kosovës është zhvilluar sot procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Gjyqtarët Franciska Zhitija-Ymeri dhe Rrustem Thaqi janë zgjedhur si anëtarë të KGJK-së pas një procesi të monitoruar nga organizata ndërkombëtare.
Procesi u drejtua nga komisioni i themeluar nga KGJK-ja, i kryesuar nga gjyqtarja Drita Rexhaj, me anëtarë gjyqtarët Fidan Hoxha dhe Artan Abazi.
Në garë ishin edhe gjyqtarët Bashkim Hyseni dhe Mejreme Memaj.
Rezultatet e votimit
- Bashkim Hyseni – 15 vota
- Franciska Zhitija-Ymeri – 19 vota
- Mejreme Memaj – 15 vota
- Rrustem Thaqi – 19 vota
Të drejtë vote kishin 35 gjyqtarë, ndërsa morën pjesë 34. Në raundin e parë askush nuk arriti shumicën, prandaj u zhvillua raundi i dytë.
Procesi u monitorua nga përfaqësues të EULEX-it, OSBE-së, Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Emrat e zgjedhur do t’i përcillen KGJK-së për certifikim.

