Përditësim: Grabitje e rëndë në argjendari 'Te Plepat' në rrugën Agim Ramadani, Prishtinë – Konfirmon Policia
Grabitje në argjendari Te Plepat në Prishtinë pas mesnatës. Policia konfirmon vjedhje të rëndë në rrugën Agim Ramadani, hetimet në vijë. Pronari raporton dëm të madh.

Përditësim: Grabitje e rëndë në argjendari 'Te Plepat' në rrugën Agim Ramadani, Prishtinë – Konfirmon Policia
Një grabitje dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës në një argjendari në Prishtinë, saktësisht në lokacionin e njohur “Te Plepat”, në rrugën Agim Ramadani.

Pronari i argjendarisë nuk është prononcuar gjerësisht për media, por ka thënë se vlera e dëmit është shumë e madhe.
Policia dhe forenzika kanë mbërritur në vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet.
Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht rastin. Sipas zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti:
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.”

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve.


