Politikë

Hamiti i LDK-së: Sipas votës për Kurtin, duket se sanksionet e BE-së i solli opozita, jo Qeveria

Muhamet Hamiti nga LDK ironizon me rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se mbështetja për Kurtin bën të duket sikur sanksionet e BE-së dhe dështimet qeveritare janë faj i opozitës.

Nga Admin User
Hamiti i LDK-së: Sipas votës për Kurtin, duket se sanksionet e BE-së i solli opozita, jo Qeveria

Hamiti i LDK-së: Sipas votës për Kurtin, duket se sanksionet e BE-së i solli opozita, jo Qeveria

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj rezultateve të zgjedhjeve të fundit, duke pretenduar se ato nuk pasqyrojnë realitetin e vërtetë politik në vend. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti ka ironizuar me mbështetjen e gjerë qytetare që mori Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kur e sheh rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit, votën qytetare në mbështetje të Albin Kurtit dhe të aleatëve të tij, të bahet me mendue se sanksionet ekonomike të BE-së i solli opozita, jo Qeveria e Vetëvendosjes.

Muhamet HamitiFacebook

Hamiti listoi një sërë dështimesh që ai ia atribuon qeverisjes pesëvjeçare të VV-së, duke filluar nga pezullimi i qindra miliona eurove fonde nga BE-ja, deri te pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-të. Ai akuzoi pushtetin aktual për shkelje të përsëritura të Kushtetutës dhe për korrupsion masiv qeveritar.

Muhamet Hamiti i LDK-së
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së

Sipas zyrtarit të LDK-së, atmosfera e krijuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit krijon një imazh të rremë ku dështimet e qeverisë i faturohen opozitës. "Se për keqqeverisjen e saj nuk është fajtore Qeveria e Albin Kurtit, por opozita," përfundoi ai me nota ironike postimin e tij.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë