PËRDITËSIM: Kryeprokurori i Gjilanit konfirmon ndalimin 48-orësh të Arianit Sllamnikut për mashtrim me 'ilac' për autizëm
Kryeprokurori Arben Kadriu konfirmon arrestimin e Arianit Sllamnikut për 48 orë. Dyshohet për mashtrim pasi pretendon se ka ilaç për shërimin e autizmit, ndërkohë që nuk është mjek. Policia kërkon bashkëpunim nga të dëmtuarit.

PËRDITËSIM: Kryeprokurori i Gjilanit konfirmon ndalimin 48-orësh të Arianit Sllamnikut për mashtrim me 'ilac' për autizëm
Mediat kosovare si Kallxo.com, Insajderi dhe Nacionale raportojnë arrestimin e Arianit Sllamnikut për dyshime të ushtrimit të paligjshëm të mjekësisë.
Sipas Telegrafit, lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu. Sllamniku është ndaluar për 48 orë pas raportimeve për mashtrim. Ai nuk është mjek, por pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët.
“Ushtrim i kundërligjshme i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike (neni 256) dhe Eksperimente të kundërligjshme mjekësore (neni 257).”
Policia e Gjilanit ka nisur hetimet fillestare dhe ka kryer kontroll në lokacionin e dyshuar. Ata ftojnë qytetarët e dëmtuar të paraqiten në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim. Çdo informacion trajtohet konfidencialisht.
Sllamniku ka reaguar në Facebook duke hedhur poshtë akuzat dhe duke i krahasuar me situatën e vaksinave anti-COVID në 2021.
“I njëjti milet jemi. Qershiat do i hani sikur pas gabimit tuaj me 2021.”
Ministria e Shëndetësisë dhe Prokuroria kanë kërkuar verifikime të menjëhershme. Hetimet vazhdojnë.
