Ilir Ferati: LDK është më e madhe se Lumiri dhe Hyqmetja – Thirrje për unitet në parti
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, reagon për situatën në LDK pas zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për dialog, unitet dhe analizë përmes institucioneve partiake, pa protagonizëm individual.

Pas zhvillimeve të fundit në LDK, ka reaguar kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ai ka deklaruar se partia historikisht ka qenë e dialogut dhe demokracisë së brendshme, ndërsa debati aktual është dëshmi e kapacitetit për reflektojë dhe përmirësim.

Ferati ka theksuar se LDK është më e madhe se individët si Lumiri dhe Hyqmetja, dhe ka kaluar sfida të mëdha duke ruajtur unitetin.
““Ne jemi të vetëdijshëm se rezultatet zgjedhore kërkojnë analizë dhe përgjegjësi, por kjo duhet bërë me qetësi, respekt të ndërsjellë dhe përmes institucioneve të partisë... LDK është më e madhe se secili prej nesh – më e madhe se unë, se Lumiri, se Hykmetja – dhe ka kaluar shumë sfida duke ruajtur gjithmonë unitetin.””
Ai ka paralajmëruar kundër protagonizmit individual, duke thënë se Kuvendi i Partisë është vendi për ballafaqimin e argumenteve.
““LDK nuk don protagonizëm individual, sepse na ka dëmtu historikisht; dhe kushdo që e sheh si formë protagonizmin individual, do ta dëmtojë LDK-në!””
Sipas Feratit, qëllimi i përbashkët është rikthimi i besimit të qytetarëve dhe forcimi i LDK-së si alternativë serioze për Kosovën. Ai ka thënë se ka ata që presin përçarjen e partisë, por LDK duhet të dalë më e fortë.


