PËRDITËSIM: KQZ rinumëron 312 nga 914 vendvotime – Këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 312 nga 914 vendvotime. Kandidatë nga Vetëvendosje, PDK dhe LDK kanë humbur qindra vota, me Fetah Paçarizin e PDK-së që humb më së shumti - 1,336 vota.

PËRDITËSIM: Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave për 914 vendvotime të përzgjedhura nga KQZ. Sipas përditësimit të fundit, janë rinumëruar 312 vendvotime.
Nga ky proces verifikimi, kandidatëve brenda partive iu janë hequr ose shtuar vota. Ja kandidatët që kanë humbur më së shumti:
Lëvizja Vetëvendosje
- Ejup Maqedonci - 250 vota
- Vendenis Lahu - 238 vota
- Filiz Mustafa - 226 vota
- Adelina Stublla - 165 vota
- Albin Kurti - 152 vota
- Dafina Alishani - 141 vota
- Glauk Konjufca - 86 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
- Fetah Paçarizi - 1,336 vota
- Nait Hasani - 669 vota
- Arianit Çollaku - 506 vota
- Xhavit Haliti - 477 vota
- Luljeta Veselaj Guta - 451 vota
- Kujtim Gashi - 440 vota
- Enver Hoxhaj - 430 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
- Visar Azemi - 193 vota
- Driton Selmanaj - 175 vota
- Alban Zogaj - 38 vota
- Florian Dushi - 28 vota
- Lumir Abdixhiku - 27 vota
Procesi i rinumërimit vazhdon për vendvotimet e mbetura dhe mund të ketë ndryshime të mëtejshme në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. KQZ synon të sigurojë transparencë dhe saktësi në rezultatet zgjedhore.


