Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja, Thaçi ende ka aureolën e liderit
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti deklaron se presidenti duhet të vijë nga PDK-ja, flet për rolin e Hashim Thaçit dhe sfidën ndaj Vetëvendosjes.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur në RTV21 për postin e presidentit të ri të vendit, duke propozuar që ai të vijë nga radhët e PDK-së.
“Dhe duhet ta mbështesë idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë.”
Sipas Halitit, PDK-ja duhet të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve dhe të mbështesë idenë e presidentit nga opozita.
Haliti u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Hagë. Ai nuk dha prognozë të qartë për rikthimin e Thaçit në politikë.
“Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve.”
Haliti shtoi se Thaçi ka ende aureolën e liderit të madh në PDK.
Më tej, deputeti i PDK-së theksoi se partia e tij është e vetmja që mund ta sfidojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
“Tani për tani kush do me sfidu, LDK-ja?… Unë mendoj në qoftë se duam mundemi me bo shumë, shiko janë disa pengesa...”


