Kraki: “Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, LDK ka nevojë për ripozicionim të menjëhershëm
Nezir Kraki nga koalicioni LVV-GUXO kritikon ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se strategjia e tij nuk ka dhënë rezultate dhe partia ka nevojë për një ripozicionim të qartë politik pas luhatjeve në zgjedhjet e fundit.

Kraki: “Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, LDK ka nevojë për ripozicionim të menjëhershëm
Nezir Kraki nga koalicioni LVV–GUXO ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se marrja e përgjegjësive publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi për pasojat politike.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Kraki ka kujtuar rënien dhe luhatjet e LDK-së në zgjedhjet e fundit. Sipas tij, partia ka kaluar nga 13% në 2021, është ngritur në 18% dhe tani është rikthyer në 13%, çka bën të domosdoshëm reflektimin e lidershipit.
Ai ka përshëndetur veprimin e Hykmete Bajramit, e cila ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, duke vlerësuar se partia ka nevojë për një ripozicionim të qartë politik.
““Kur marrim përgjegjësi publike duhet me pas edhe përgjegjësi për pasojat që i sjell, edhe fakti që LDK ka pasur një ulje drastike në 2021 ka ra në 13 tani u ngrit në 18 dhe tani prapë u rikthy në 13, është e udhës krejt legjitime që njerëzit figurat kryesore me ridimensionu... Ata kanë nevojë me u ripozicionu. Me ditë në çka aderojnë tash e tutje... sepse strategjia e Abdixhikut doli se nuk paska qenë e duhura””
Kraki ka kritikuar gjithashtu qasjen e LDK-së në Kuvend gjatë muajve të fundit, duke e quajtur destruktive qëndrimin e saj për të mos votuar asnjë emër për kryeparlamentar.
““LDK për tetë apo dhjetë muaj në Kuvend ishte as bardhë e as zi. Dilnin me të njëjtën fjali: nuk votojmë asnjë emër. Kjo nuk ka pasur sens dhe ka qenë një qasje destruktive””
Kjo vjen në mes të krizës brendshme në LDK pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, ku partia ka humbur terren të konsiderueshëm.
/Indeksonline/


