Kurti viziton familjen Sadriu për ngushëllime pas vdekjes së ish-ministrit Ali Sadriu
Kryeministri Albin Kurti vizitoi familjen Sadriu për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-ministrit dhe deputetit Ali Sadriu.

Kurti viziton familjen Sadriu për ngushëllime pas vdekjes së ish-ministrit Ali Sadriu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka vizituar sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së veprimtarit dhe ish-ministrit, Ali Sadriu.

Gjatë kësaj vizite, Kurti vlerësoi lart figurën e Ali Sadriut, duke theksuar kontributin e tij të çmuar në institucionet e Kosovës. Sadriu ka shërbyer si ministër i Ekonomisë dhe Financave, si dhe ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, duke lënë gjurmë në ndërtimin e shtetësisë.
Kontributi dhe angazhimi i tij do të kujtohet dhe vlerësohet gjithmonë nga populli i Kosovës. Vdekja e tij shihet si një humbje për jetën publike dhe politike në vend.


