Kosovë

Përditësohet: 28-vjeçari Leun Kastrati nga Turjakë i Malishevës humb jetën në aksidentin fatal me autocisternë në Slloveni

Përditësohet: Faqja e fshatit Turjakë konfirmon vdekjen e Leun Kastratit në aksidentin në autostradën A1 mes Lubjanës dhe Mariborit, ku autocisterna me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Dy të tjerë u lënduan.

Nga Admin User
Përditësohet: 28-vjeçari Leun Kastrati nga Turjakë i Malishevës humb jetën në aksidentin fatal me autocisternë në Slloveni

Përditësohet: 28-vjeçari Leun Kastrati nga Turjakë i Malishevës humb jetën në aksidentin fatal me autocisternë në Slloveni

Një 28-vjeçar nga Kosova, Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Slloveni. Dy të tjerë u lënduan.

Leun Kastrati
Leun Kastrati, 28-vjeçari nga fshati Turjakë i Malishevës që humbi jetën në aksident

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Turjakë, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës dhe njoftoi se do të informojë për kohën e varrimit.

Aksidenti në autostradën A1
Autocisterna e përmbysur dhe flakët në Slloveni

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës. Një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi humbi kontrollin, u përplas me barrierën dhe u përmbys në kahun e kundërt, ku përplasën edhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Lidhur me ngjarjen kanë raportuar edhe mediat sllovene.

Aksidenti me autocisternë në Slloveni
Aksidenti në autostradën A1 të Sllovenisë, foto nga Telegrafi

Fuqia e Zotit me ju familjarët! /Telegrafi/Indeksonline/

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë