Macron shfaqet me syze dielli në punë: Pamje të rralla nga kabineti presidencial
Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq në një mbledhje qeveritare me syze dielli, duke ironizuar situatën pas pamjeve ku syri i tij dukej i kuq dhe i gjakosur. Pallati Elysee sqaroi se ishte një enë gjaku e çarë.

Macron shfaqet me syze dielli në punë: Pamje të rralla nga kabineti presidencial
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të mërkurën mbërriti në punë duke mbajtur syze dielli dhe duke i kërkuar bashkëpunëtorëve ta "pranonin" kështu. Ai bëri shaka me situatën, duke ironizuar pamjet e publikuara të ditës së mëparshme ku syri i tij dukej i kuq dhe i gjakosur.

Këto pamje të reja vijnë një ditë pasi videoja ku Macron shihej me një sy të inflamuar dhe të kuq u bë virale, duke nxitur shqetësime dhe spekulime mes qytetarëve francezë.

Zëdhënësit e Pallatit Elysee reaguan menjëherë duke shpjeguar se bëhet fjalë për një enë gjaku të çarë në sy, duke kërkuar nga publiku të mos shqetësohet.
Macron duket se ka dashur të lehtësojë situatën me humor, duke u shfaqur me syze dielli në një mbledhje të kabinetit qeveritar, duke dhënë pamje të rralla nga ambientet zyrtare.
“"Pranoni mua kështu!" - Emmanuel Macron”
