Osmani: Skënderbeu, shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave
Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 558-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar si shpata e lirisë dhe mbrojtës i Evropës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shënuar 558-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janar 1468.

“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm. Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!”
Në këtë postim në rrjetin social Facebook, Osmani thekson se Skënderbeu nuk ishte vetëm mbrojtës i tokës shqiptare, por një figurë kyçe për dinjitetin dhe lirinë evropiane.
Figura e Skënderbeut vazhdon të jetë simbol i qëndresës dhe identitetit shqiptar, duke inspiruar brezat e rinj.


