Politikë

Rama për një koalicion LDK-LVV: Çfarëdo bashkëpunimi që transformon vendin është i mirëseardhur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për mundësinë e një koalicioni LDK-LVV dhe rolin e tij brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga Admin User
Rama për një koalicion LDK-LVV: Çfarëdo bashkëpunimi që transformon vendin është i mirëseardhur

Koalicioni LDK-LVV? Rama: "Çfarëdo koalicioni që transformon vendin është i mirëseardhur"

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë qëndrimin e tij rreth mundësisë së një koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në nivel nacional. Sipas Ramës, çdo bashkëpunim që i shërben interesave të qytetarëve dhe transformimit të vendit për të mirë është i mirëpritur.

Çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë (me LVV) sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu por kanë qenë sabotues e bllokues.

Përparim RamaEkonomia Online

Rama theksoi se përkundër vullnetit të tij për bashkëpunim në nivel lokal me asambleistët e LVV-së në Prishtinë, ai është përballur me sfida të shumta. Megjithatë, ai uroi që në të ardhmen të ketë një frymë më bashkëpunuese, pasi sipas tij, "shoqëria nuk ecën përpara me sabotime".

E ardhmja në LDK: Rama mohon synimet për kryetar

Gjatë deklaratës së tij, Rama hodhi poshtë mundësinë se ai po aspiron timonin e LDK-së. Ai u shpreh se brenda partisë ka "njerëz të mrekullueshëm" që janë të aftë të çojnë proceset përpara pa nevojën e tij në krye.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i kryeqyteti dhe kam mandat katërtvjeçar. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqytetit, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”, përfundoi Rama.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë