
KFOR takohet me drejtoreshën e Qendrës për Viktimat e Torturës: Fokus te ndikimi i traumës së luftës në shoqëri
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Në qendër të diskutimeve ishte ndikimi afatgjatë i traumave të luftës, përfshirë dhunën seksuale ndaj mijëra viktimave të të gjitha etnieve.











