Përditësim: Një muaj paraburgim për Ismet Zukajn në rastin e plagosjes trefishtë në Deçan
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Ismet Zukajn, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve në incidentin ku u plagosën tre persona, përfshirë avokatin Daut Cacaj.



