Kosovë

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar me trishtim vdekjen e gazetjares së njohur Qefsere Nishevci, e cila ka kontribuar për dekada në zhvillimin e gazetarisë kosovare.

Nga Admin User
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar me trishtim të thellë vdekjen e gazetjares së njohur kosovare, Qefsere Nishevci.

Qefsere Nishevci, gazetare kosovare
Qefsere Nishevci, një nga gazetaret pionierë të Kosovës

Qefsere Nishevci i përkiste brezit të parë të gazetarëve profesionistë që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuan në zhvillimin dhe afirmimin e gazetarisë në Kosovë.

E diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ajo nisi karrierën e saj në vitin 1982 si gazetare në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku la gjurmë të pashlyeshme në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

AGK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)Indeksonline.net

Me ikjen e saj, media kosovare humb një figurë të rëndësishme dhe një profesioniste të dalluar.

Foto: Indeksonline.net

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë