Vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë: Vetura përplaset me bager, dyshohet për lëndime
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë ku një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një bager të parkuar. Dyshohet për persona të lënduar, policia ka konfirmuar kontaktin dhe pret detaje zyrtare.

Vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë–Klinë. Sipas informacioneve të para, një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një bager të parkuar pranë saj.
Dyshohet se në këtë vetaksident kanë persona të lënduar. Pamjet e siguruara tregojnë gjendjen e rëndë të automjedit.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje zyrtare dhe është në pritje të konfirmimit. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe hetimet po vazhdojnë.
Më poshtë pamje të tjera nga vendi i ngjarjes:


