Dy të lënduar lehtë nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë
Një vetaksident në fshatin Kramovik të Rahovecit ka lënë dy persona me lëndime të lehta dhe dëme materiale. Policia konfirmon se ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Dy të lënduar lehtë nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në fshatin Kramovik të Rahovecit, në rrugën Gjakovë-Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se ngasësi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rezultuar në vetëaksident.
“Nga informatat fillestare të pranuara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.”
Për pasojë të aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar lehtë, përveç dëmeve materiale. Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.


