Politikë

Osmani demaskon Vuçiqin në OKB: 5 vjet betejë kundër gënjeshtrave dhe propagandës serbe

Presidentja Vjosa Osmani ka rindarë fjalimin e saj në OKB, duke kërkuar ballafaqim me faktet dhe kërkim falje nga Serbia për krimet e luftës.

Nga Admin User
Osmani demaskon Vuçiqin në OKB: 5 vjet betejë kundër gënjeshtrave dhe propagandës serbe

Propaganda e Serbisë dhe ballafaqimi me të vërtetën në OKB

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar angazhimin e saj pesëvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se mbrojtja e shtetësisë së Kosovës mbetet prioriteti kryesor përballë fushatave dezinformuese të Serbisë. Në një postim të fundit, ajo ka ndarë pjesë nga deklarata e saj ku demaskon pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ftesa për anëtarët e OKB-së: "Besoni syve tuaj, jo gënjeshtrave"

Gatë fjalimit të saj, Osmani i ka bërë ftesë direkte përfaqësuesve të shteteve anëtare që të vizitojnë Kosovën për të parë realitetin e transformimit demokratik, duke i cilësuar deklaratat e Vuçiqit si tërësisht të rreme.

Qartësisht, ajo që presidenti Vuçiq ka deklaruar është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve të vizitoni Republikën e Kosovës për të parë vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që po lulëzon. Më pas, ju vetë mund të vendosni nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij.

Vjosa OsmaniKëshilli i Sigurimit i OKB-së

Presidentja nënvizoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi dhimbjen e shkaktuar nga mungesa e drejtësisë në të kaluarën, duke kërkuar që faktet historike të mos tjetërsohen nga propaganda politike. "Unë fola sot për Kosovën, por Kosova e sotme ka marrë formë nga dhimbja e së kaluarës për shkak të mungesës së drejtësisë," shtoi ajo.

Ky reagim vjen në një kohë kur diplomacia e Kosovës po përpjeket të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kundërshtojë narrativat serbe që synojnë të paraqesin një situatë të tensionuar dhe të paqëndrueshme në vend.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë