Kronikë

PËRDITËSIM: Zjarr në Gracë të Vushtrrisë, vdes një grua e moshuar rreth 80-vjeçare

Një grua rreth 80-vjeçare ka humbur jetën në zjarrin që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Policia konfirmon vdekjen, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Zjarr në Gracë të Vushtrrisë, vdes një grua e moshuar rreth 80-vjeçare

PËRDITËSIM: Zjarr në Gracë të Vushtrrisë, vdes një grua e moshuar rreth 80-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar rreth 80-vjeçare.

Më herët ishte dyshuar për një viktimë të mundshme, ndërsa tani policia ka konfirmuar vdekjen. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes,”

Avni ZahitiZëdhënës i Policisë së Mitrovicës

Sipas tij, rreth orës 22:20 Policia ka pranuar njoftimin se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Më herët, Komandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë, Fadil Hyseni, kishte konfirmuar se zjarri ishte raportuar rreth orës 21:00 dhe dyshohej për një grua të moshuar të ngujuar brenda.

Rreth orës 21:00 e kemi pranuar një informatë se një shtëpi është kallë në fshatin Gracë. Po dyshohet se brenda ka mbetur një grua e moshuar e komunitetit serb. Aksioni po vazhdon ende, zjarri nuk është lokalizuar ende. Akoma nuk kemi diçka konkrete.

Fadil HyseniKomandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë